Transmetuar më 09-10-2026, 07:19

TIRANË, 9 Tetor 2026 — Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku mbizotëruese do të jenë vranësirat e shpeshta dhe intervalet e shkurtra të kthjellimeve.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut kanë startuar që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Situata paraqitet më e ngarkuar në zonat e veriperëndimit, ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë, herë pas here në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Gjatë orëve të ditës, reshjet do të mbeten prezente, por me një intensitet që do të variojë kryesisht nga i ulët në lokalisht mesatar.

Sa i përket parametrave të erës, ajo do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindja dhe jugperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s.

Sidoqoftë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të fitojë intensitet, duke arritur hove deri në 14 m/s.

Në brigjet detare, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2 deri në 3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit