Transmetuar më 08-10-2026, 22:31

Një komisariat policie në lagjen Capucins të Bordeaux, në Francë, është përfshirë nga flakët pas një zjarrvënieje të dyshuar.

Sipas informacioneve paraprake, persona të maskuar kanë djegur disa kazanë mbeturinash pranë hyrjes kryesore të komisariatit. Flakët janë përhapur më pas në pjesë të ndërtesës.

Tre efektivë policie që ndodheshin brenda komisariatit janë detyruar të largohen përmes një daljeje emergjence, ndërsa shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.

Nuk raportohet për viktima nga ngjarja.

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për identifikimin e personave që dyshohet se janë përfshirë në zjarrvënie dhe për përcaktimin e motivit të sulmit. Hetuesit po mbledhin prova në vendngjarje, ndërsa vijojnë përpjekjet për dokumentimin e plotë të rrethanave të incidentit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit