Transmetuar më 08-10-2026, 20:45

Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Kotë të Selenicës, në një zonë me shkurre dhe ullishte.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur në kodrat përreth zonës, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit dhe ka rritur rrezikun për banesat pranë vatrës.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës. Për përballimin e zjarrit është kërkuar edhe angazhimi i mjeteve dhe forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje.

Në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse kanë dalë edhe banorë të zonës, të cilët po përpiqen të krijojnë prita mbrojtëse pranë banesave më të rrezikuara.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar sipërfaqja e prekur nga zjarri dhe shkaku i rënies së tij.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit