

LUSHNJË, 8 Tetor 2026 – Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të Plukut, në bypass-in e Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me rrethimin e një biznesi privat.
Automjeti i llojit "Ford" ka humbur kontrollin, duke rrëzuar një shtyllë ndriçimi dhe duke u përmbysur plotësisht në vendngjarje. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.
Grupi hetimor i policisë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit mbi mjet ka qenë shpejtësia e tejkaluar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






