Transmetuar më 08-10-2026, 17:30

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës në Dervician, duke e cilësuar këtë veprim si “provokim të rëndë ndaj shqiptarëve”.

Në reagimin e tij, fondacioni i ka kërkuar Bashkisë Dropull që të heqë portretin dhe të japë një shpjegim publik për vendosjen e tij. Gjithashtu, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që, përmes institucioneve kompetente, të hetojë rrethanat e këtij veprimi dhe të identifikojë personat përgjegjës.

“Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve në Dervician. I bëjmë thirrje kryetarit të Bashkisë Dropull të heqë menjëherë portretin e Zervës nga ky ekspozim nderues dhe të japë një shpjegim publik për këtë zgjedhje të papranueshme”, thuhet në reagim.

Fondacioni kërkon gjithashtu që të hetohet se kush e ka propozuar, miratuar dhe mundësuar ekspozimin, duke kërkuar që të përcaktohen përgjegjësitë institucionale dhe ligjore.

Në reagim theksohet se respektimi i minoritetit grek dhe i të drejtave të tij është i padiskutueshëm, ndërsa përgjegjësia për ekspozimin, sipas fondacionit, duhet të lidhet me personat konkretë që kanë marrë vendimin.

“Ky provokim nuk mund të kalojë në heshtje. Viktimat e gjenocidit kërkojnë drejtësi dhe respekt, ndaj autoritetet shqiptare kanë detyrimin të japin përgjigje dhe të veprojnë”, përfundon reagimi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit