Transmetuar më 08-10-2026, 15:55

Një 17-vjeçare është shpëtuar nga mbytja në liqenin e Pogradecit, pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë së Shtetit dhe Policisë Kufitare.

Ngjarja ka ndodhur më 6 tetor, pasi policia është njoftuar se një shtetase e mitur ishte futur në liqen dhe rrezikonte të mbytej.

Shërbimet e SPK Pogradec kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Pasi kanë konstatuar 17-vjeçaren në ujë, efektivët i kanë kërkuar të afrohej drejt mjetit të Policisë Kufitare, por ajo ka refuzuar.

Në këto kushte, inspektori i Policisë M. D. është hedhur në ujë, ka marrë 17-vjeçaren në krahë dhe e ka nxjerrë në breg.

Të miturës i është dhënë ndihma e parë dhe më pas ajo i është dorëzuar familjarëve.

Qytetarët e pranishëm në breg, së bashku me familjarët e 17-vjeçares, kanë falënderuar efektivët për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë ndërhyrjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit