Transmetuar më 08-10-2026, 15:03

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në qytetin e Durrësit, ku një shtetase britanike është gjetur pa shenja jete brenda një apartamenti.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:50, në lagjen nr. 1, shërbimi i Urgjencës së Durrësit ka konstatuar pa shenja jete 25-vjeçaren me iniciale E. S.

Në apartament është gjetur edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç, i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa shkaku i humbjes së jetës mbetet ende i paqartë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit