

TIRANË, 8 Tetor 2026 – Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj administratorit të inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja, është shtyrë për ditën e nesërme për shkak të mungesës së mbrojtësve ligjorë.
Për shkak të bojkotit, në sallën e gjyqit nuk u paraqit asnjë avokat, përfshirë edhe ata të thirrur kryesisht nga trupi gjykues. Si rrjedhojë e kësaj mungese, gjykata ka vendosur një gjobë prej 60 mijë lekësh për secilin nga avokatët.
Ditën e premte, në orën 09:00, përfundon edhe afati i fundit ligjor për caktimin e masës së sigurisë. Nëse seanca nuk zhvillohet deri në këtë orar, Leli Kaja do të lirohet nga qelia.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






