Transmetuar më 08-10-2026, 14:01

BULQIZË, 8 Tetor 2026 – Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Shtushen, duke prishur qetësinë publike të zonës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për të tështënat, forcat e policisë organizuan veprimet operacionale për identifikimin dhe kapjen e autorit, duke prandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes. Si rezultat i ndërhyrjes, u bë i mundur ndalimi i shtetasit L. K., 39 vjeç, banues në po këtë fshat.

Gjatë kontrollit të ushtruar, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 4 krehëra si dhe 47 fishekë luftarakë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit