

TIRANË, 8 Tetor 2026 – Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh publik Lionel Messit përmes rrjetit social Instagram, duke shprehur respektin e tij të plotë për karrierën e gjatë dhe arritjet e yllit argjentinas me kombëtaren e tij.
Në komentim e tij të drejtpërdrejtë, Ronaldo u shpreh: “Leo, kaq shumë vite duke mbrojtur vendin tënd dhe një histori që do të zgjasë përgjithmonë. Gjithë respektin tim për atë që ke arritur me Argjentinën. Një përqafim.”
Mesazhi i portugezit vjen si një moment simbolik mes dy prej figurave më të mëdha të futbollit botëror, të cilët për më shumë se një dekadë udhëhoqën rivalitetin më të famshëm sportiv gjatë kohës kur luanin për Real Madridin dhe Barcelonën. Pavarësisht garës së gjatë për trofe dhe rekorde individuale, Ronaldo, rekordmeni i golave me Portugalinë, zgjodhi të vlerësojë lart rrugëtimin e rivalit të tij me Argjentinën, përfshirë edhe triumfin në Kupën e Botës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






