Transmetuar më 08-10-2026, 13:36

TIRANË, 8 Tetor 2026 – Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar ashpër veprimet e forcave të rendit gjatë protestës që po zhvillohet përpara godinës së Kuvendit, duke publikuar fotografinë e një prej efektivëve të pranishëm dhe duke akuzuar Policinë e Shtetit për shkelje të ligjit.

Në një prononcim të drejtpërdrejtë për mediat nga vendngjarja, Korreshi u shpreh: "Ju keni qenë prezentë, por dua t’ju thosha edhe diçka. Për të parë se sa me hatër e ka pushteti protestuesit, po të shikoni këta të maskuarit, policët, nuk kanë numër identifikimi. Nuk mund të rrijë policia as me maska dhe as pa numër identifikimi. Ka këtu edhe kryesurretër që shan dhe u tregon hallatet protestuesve. Se i ka hallatet ky si Hila apo si Gysi, këtë nuk e dimë, por problemi është se Policia e Shtetit nuk mund të mbajë kësi halësh dhe pa identifikim."

Më tej, deputeti demokrat bëri thirrje që mediat të dokumentojnë situatën, duke paralajmëruar edhe hapa ligjorë për efektivët e paidentifikuar: "Kështu që, ju jeni të vetmit ku mund të bëjmë denoncim, ju mediat, që ju lutem shumë t’i shikoni: janë të gjithë pa numër identifikimi. Dhe, pa numër identifikimi, në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit, janë të gjithë për kallëzim penal. Sepse nuk e dimë çfarë janë: kriminelët që i mban policia apo kanë një numër të gjithë. Këta të rreshtit të parë nuk e kanë. Dhe janë të gjithë të maskuar. Ne nuk e dimë me kë po përballemi sot, sepse kanë bërë një perimetër kafshërie, që t’i nxjerrin në pritë njerëzit dhe t’u hedhin spraj me piper."

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit