

Greqi, arrestohet pas ndjekjes policore një 21-vjeçar shqiptar, transportonte katër emigrantë, mes tyre dy të mitur
Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar pranë Selanikut, nën dyshimin për transportimin e paligjshëm të emigrantëve.
Sipas Policisë greke, i riu po udhëtonte në autostradën Egnatia kur, për të shmangur kontrollin, shtoi shpejtësinë. Automjeti u ndal pranë pikës së pagesës në Analipsi, por drejtuesi tentoi të largohej në këmbë. Ai u kap pas një ndjekjeje policore.
Brenda automjetit u gjetën katër shtetas iranianë pa dokumente të rregullta qëndrimi, mes tyre dy të mitur.
Policia sekuestroi automjetin, një shumë parash dhe një telefon celular. Ndaj 21-vjeçarit u përgatit dosja penale për t’iu referuar prokurorisë. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






