Transmetuar më 08-10-2026, 12:04

TIRANË — Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e paraqitur nga 39 deputetë të Partisë Demokratike, të cilët kërkonin shpalljen si antikushtetuese të dekreteve presidenciale që lidhen me emërimin e kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave ku përmendet përdorimi i inteligjencës artificiale përmes figurës së "ministres virtuale" Diella.

Në vendimin e marrë sot me shumicë votash, trupa gjykuese argumenton se kërkesa e opozitës nuk hyn në sferën e kompetencave të saj kushtetuese për t’u marrë në shqyrtim përmbajtësor. Gjykata sqaron se përdorimi i mjeteve teknologjike apo inteligjencës artificiale nuk krijon, nuk zëvendëson dhe nuk transferon kompetenca publike apo përgjegjësi ligjore, pasi ato mbeten të lidhura me organet e përcaktuara në Kushtetutë.

Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se dekretet e kundërshtuara të Presidentit të Republikës nuk kanë karakter normativ autonom dhe se në këtë rast nuk bëhet fjalë për një funksionar konkret kushtetues apo për një mosmarrëveshje kompetencash ku kërkuesit të jenë palë e cenuar drejtpërdrejt.

Me këtë vendim, Gjykata përmbylli shqyrtimin e kësaj çështjeje, ndërsa arsyetimi i plotë ligjor i vendimit do të publikohet brenda afateve të përcaktuara në ligjin organik të institucionit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit