

TIRANË — Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, si dhe drejtoresha e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Viola Haxhiademi, janë paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Haxhiademi, e cila më parë ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Verdho u thirrën nga hetuesit në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen mbi procedurat e tenderave publikë në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë.
Ardhja e tyre në dyert e SPAK vjen vetëm një ditë pasi në prokurorinë e posaçme u pyetën edhe dy zyrtarë të tjerë të lidhur me të njëjtat dikastere, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH-it, Erald Elezi.
Autoritetet hetimore nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi statusin ligjor apo çështjet specifike për të cilat janë thirrur drejtuesit e institucioneve, ndërsa procedurat e pyetjes në SPAK po vijojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






