Transmetuar më 08-10-2026, 11:25

TIRANË — Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar ka pranuar sot kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit për 33-vjeçaren Greta Gjoci, duke bërë që ajo të mos rikthehet në burg bashkë me foshnjën e saj katërmuajshe.

Seanca gjyqësore zgjati rreth 25 minuta, ku togat e zeza shqyrtuan kërkesën e veçantë të paraqitur nga e dënuara. Gjoci, e cila ishte transferuar vetëm një ditë më parë drejt istitucionit të ekzekutimit të vendimeve penale në Pojskë të Pogradecit, i kërkoi gjykatës shtyrjen e vuajtjes së dënimit prej 6.8 vitesh burg të dhënë nga Apeli i GJKKO-së për shkaqe humanitare që lidhen me kujdesin ndaj foshnjës.

Në këtë seancë e rezoi bojkotin e gjithanshëm të avokatëve mbrojtësi i saj ligjor, Jurgen Gjoci, i cili deklaroi se pjesëmarrja e tij në proces u bë ekskluzivisht për shkak të urgjencës humanitare që paraqiste rasti i foshnjës 4-muajshe.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit