Transmetuar më 08-10-2026, 11:16

TIRANË — Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot edhe kërkesën e dytë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e cila kërkonte zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Kërkesa e paraqitur nga deputetët e opozitës u hodh në votim gjatë seancës plenare, por u refuzua nga shumica parlamentare, e cila e rrëzoi atë me 76 vota kundër.

Me këtë vendim, mazhoranca bllokoi përballjen e drejtpërdrejtë me kreun e qeverisë në sallën e seancave, ndërsa punimet e Kuvendit vijojnë nën atmosferën e tensioneve brenda sallës e përplasjeve të vazhdueshme të protestuesve me policinë jashtë saj.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit