Transmetuar më 08-10-2026, 11:03

TIRANË — Përplasje edhe më të forta janë regjistruar gjatë minutave të fundit përpara godinës së Kuvendit, ku situata e sigurisë është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë protestës së opozitës kundër reformës territoriale.

Protestuesit kanë arritur të heqin gardhin metalik mbrojtës të vendosur nga policia në perimetrin e sigurisë, ndërsa në drejtim të forcave të rendit janë hedhur tymuese dhe mjete piroteknike. Për të kontrolluar turmën dhe për të parandaluar përparimin e saj drejt hyrjes kryesore të parlamentit, efektivët kanë përdorur sërish gaz lotsjellës.

Pas heqjes së gardhit ndarës, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përforcuar masat e sigurisë në terren. Kordoni mbrojtës është zëvendësuar me trupa shtesë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe repartit "Shqiponja", ndërsa protestuesit vijojnë të bëjnë thirrje për të avancuar drejt godinës plenare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit