Transmetuar më 08-10-2026, 10:56

TIRANË — Kryeministri Edi Rama u ka drejtuar një paralajmërim të prerë deputetëve të Partisë Socialiste gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të zhvilluar mëngjesin e sotëm, lidhur me votimin e reformës së re administrative-territoriale.

Gjatë takimit të mbyllur që u mbajt në sallën e seancave plenare pak përpara nisjes së punimeve të Kuvendit, Rama ka bërë të qartë se qëndrimi për hartën e re territoriale është një vendim kolektiv politik dhe do të trajtohet si i tillë. “Kush del nga vendimi i grupit, del nga grupi”, mësohet të ketë deklaruar kreu i qeverisë para deputetëve socialistë.

Nën trysninë e këtyre zhvillimeve, deputeti socialist Vullnet Sinaj ka ndryshuar zyrtarisht qëndrim duke votuar pro projektligjit gjatë mbledhjes së grupit, ndonëse në takimet e mëparshme kishte shprehur rezerva dhe kishte votuar kundër reduktimit të bashkive nga 61 në 46.

Mesazhi i prerë i kryeministrit synon garantimin e disiplinës partiake përpara votimit në seancë plenare, ku mazhorancës i nevojitet një shumicë e cilësuar prej 84 votash për miratimin e reformës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit