Transmetuar më 08-10-2026, 10:53

TIRANË — Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me çështjen e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Kërkesa e paraqitur nga deputetët e opozitës, të cilët kërkonin hapjen e diskutimeve parlamentare për këtë çështje, u hodh në votim gjatë seancës plenare ku shumica parlamentare e rrëzoi atë me 76 vota kundër.

Me këtë vendim të mazhorancës, kërkesa e opozitës për zhvillimin e mocionit me debat u konsiderua e përfunduar, ndërsa seanca plenare vijoi me pikat e tjera të rendit të ditës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit