Transmetuar më 08-10-2026, 10:50

TIRANË — Përshkallëzohet situata e sigurisë përpara parlamentit, ku katër deputetë të opozitës, Besart Xhaferri, Saimir Korreshi, Klevis Balliu dhe Bardh Spahia, kanë lënë sallën e seancave plenare për t’iu bashkuar protestuesve në rrugë.

Prania e deputetëve vjen në një moment mjaft të tensionuar, ndërsa turma e qytetarëve po kërkon me ngulm heqjen e gardhit metalik të vendosur nga forcat e rendit në Rrugën e Elbasanit për të mundësuar marshimin drejt godinës së Kuvendit.

Për të zmbrapsur protestuesit dhe për të shmangur çarjen e perimetrit të sigurisë, Policia e Shtetit ka përdorur përsëri gaz lotsjellës, ndërsa përplasjet mes turmave dhe efektivëve në terren vijojnë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit