Transmetuar më 08-10-2026, 10:39

Një trup i pajetë, në gjendje dekompozimi, është gjetur pak më parë në zonën e Kurbinit, raporton noa.al.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, trupi u konstatua në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë, Njësia Administrative Mamurras.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima është shtetasi francez G. P., 61 vjeç, i cili mendohet se kishte qenë vizitor në këtë zonë.

Paraprakisht, autoritetet dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa ende pritet përcaktimi përfundimtar i shkakut.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e saktë të viktimës. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit