

KURBIN — Një trup i pajetë dhe i dekompozuar është gjetur sot në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë të Njësisë Administrative Mamurras, duke vënë në lëvizje autoritetet policore.
Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë, ekzistojnë dyshime të forta se trupi i përket shtetasit francez me iniciale G.P., 61 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, 61-vjeçari po vizitonte zonën si turist, ndërsa ekspertët dyshojnë se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën nën drejtimin e organit të akuzës për procedurat e nevojshme mjeko-ligjore, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






