

TIRANË — Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka ndryshuar qëndrim lidhur me reformën e re administrative-territoriale duke u bashkuar me pjesën tjetër të mazhorancës gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të zhvilluar mëngjesin e sotëm.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Sinaj ka votuar në favor të draftit të ri, i cili parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46 përmes shkrirjes e bashkimit të 15 prej tyre. Deputeti socialist kishte shprehur rezerva të forta në fillim të javës, kur votoi kundër këtij propozimi brenda grupit parlamentar.
Ndërkohë, sa i përket deputetit tjetër socialist Erion Braçe, i cili po ashtu kishte votuar kundër draftit në mbledhjen e mëparshme, mësohet se gjatë votimit të sotëm ka zgjedhur të abstajojë, duke mos votuar as pro dhe as kundër.
Ndryshimi i qëndrimit të Sinajt vjen vetëm pak minuta përpara nisjes së seancës plenare ku reforma territoriale përbën një nga pikat kyçe të rendit të ditës, ndërsa mazhorancës i nevojiten 84 vota për miratimin e saj.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






