Transmetuar më 08-10-2026, 10:26

Tiranë – Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në Shqipëri. Nga sot, 8 tetor 2026, nafta do të shitet me pakicë 217 lekë për litër, nga 210 këto pak ditë ndërsa benzina 193 lekë për litër nga 190 deri tani.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së dytë të Bordit të Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë dhe Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe Gazit.

Sipas njoftimit zyrtar, Bordi ka përcaktuar këto çmime maksimale:

Nafta (gazoil): 217 lekë/litër me pakicë dhe 205 lekë/litër me shumicë.

Benzina: 193 lekë/litër me pakicë dhe 181 lekë/litër me shumicë.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 8 tetor, në orën 12:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme në treg.

Vendimi është marrë në kuadër të masave të posaçme për tregun e hidrokarbureve, pas shpalljes së situatës së veçantë me vendim të Këshillit të Ministrave më 16 shtator 2026.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit