

TIRANË — Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot në orën 09:00 në sallën e seancave plenare të Kuvendit, nën praninë e Kryeministrit Edi Rama, për të diskutuar lidhur me reformën e re administrativo-territoriale përpara nisjes së seancës parlamentare.
Në qendër të diskutimeve të mazhorancës është projektligji që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në shkallë vendi nga 61 në 46. Për miratimin e kësaj reforme në sallën e parlamentit nevojitet një shumicë e cilësuar prej 84 votash.
Projektligji ka përballur me rezerva edhe brenda radhëve të vetë grupit parlamentar socialist, ku deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kanë shprehur qëndrime kundërshtuese gjatë mbledhjeve të mëparshme partiake.
Seanca plenare e Kuvendit është parashikuar të nisë në orën 10:00, ndërsa votimi për reformën territoriale është renditur si pika e shtatë e rendit të ditës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






