Transmetuar më 08-10-2026, 09:42

VLORË — Një vatër e re zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Vlorës, duke përfshirë një sipërfaqe të kodrës ku ndodhen kryesisht ullinj dhe pemëtari.

Flakët po djegin sipërfaqe me ullinj e pemë të tjera të zonës, ndërsa situata mbetet nën monitorim. Megjithëse vatrat e zjarrit ndodhen aktualisht larg zonave të banuara, rreziku i përhapjes së mëtejshme mbetet i pranishëm për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike.

Forcat zjarrfikëse të Vlorës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve dhe vënien e plotë të situatës nën kontroll.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit