

Policia e ndoqi në autostradën Egnatia dhe më pas edhe në këmbë. Në automjet u gjetën katër persona pa dokumente, mes tyre dy të mitur
Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar pranë Selanikut pas një ndjekjeje policore, pasi dyshohet se po transportonte katër persona që nuk kishin dokumentet e nevojshme për qëndrim të ligjshëm në Greqi.
Sipas medias greke Focus FM që citon noa.al, automjeti i drejtuar nga 21-vjeçari u pikas duke lëvizur në autostradën Egnatia.
Kur policët tentuan ta kontrollonin, drejtuesi dyshohet se shtoi shpejtësinë në përpjekje për t’u larguar.
Automjeti u ndal më pas pranë pikës së pagesës së Analipsit.
Sipas raportimit, 21-vjeçari doli nga makina dhe tentoi të largohej në këmbë, por u kap nga policia pas një ndjekjeje të shkurtër.
Brenda automjetit u gjetën katër persona pa dokumente të ligjshme qëndrimi në territorin grek. Dy prej tyre ishin të mitur.
Policia sekuestroi automjetin, një shumë parash dhe një telefon celular.
Dosja ndaj të arrestuarit është përgatitur nga Departamenti i Menaxhimit të Migracionit në Mygdonia dhe 21-vjeçari pritet të përballet me organet e drejtësisë. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






