

Tragjedi në ishullin grek, 21-vjeçari shqiptar humb jetën me motor
Kefalonia – Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik me motor në ishullin grek të Kefalonisë.
Sipas mediave greke, i riu po udhëtonte me një motor të fuqishëm në drejtimin Poros–Skala, kur, në rrethana që ende nuk janë sqaruar, humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua.
21-vjeçari pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Kefalonisë.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident nuk rezulton të jetë përfshirë ndonjë automjet tjetër.
Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe rrethanat në të cilat 21-vjeçari humbi kontrollin e motorit.
Fotot që publikoi portali lokal Kefalonia Fokus tregojnë momentet pak pas tragjedisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






