

VIRXGINIA, 8 Tetor 2026 – Pamje të reja nga kamerat e trupit të policisë kanë zbardhur momentet e kaosit menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në shkollën fillore "Richneck" në Newport News të Virxhinias, ku një nxënës 6-vjeçar qëlloi me armë zjarri mësuesen e tij.
Videoja, e cila u mbajt e vulosur për më shumë se tre vjet dhe u bë publike pas një vendimi gjyqësor, tregon hyrjen e efektivëve në klasë ku fëmija po mbahej nga një punonjëse e shkollës. Në dysheme u gjet një pistoletë 9 mm me municion. Gjatë ndalimit, 6-vjeçari pranoi se armën e kishte marrë nga e ëma, ndërsa mësuesja Abby Zwerner, e cila u plagos rëndë në dorë dhe kraharor, arriti të evakuonte nxënësit e tjerë përpara se të merrte ndihmën mjekësore.
Publikimi i pamjeve pasoi kërkesën e medieve vendase, ndërsa për ngjarjen mësuesja u dëmshpërblye me 10 milionë dollarë nga gjykata, pasi hetimet provuan se drejtuesit e shkollës kishin injoruar paralajmërimet paraprake se fëmija mund të kishte një armë me vete.
🚨 🤯 Bodycam footage has been released after a 6-year-old student shot his teacher in the US
The shooting happened on January 6, 2023, at Richneck Elementary School in Newport News, Virginia. A 6-year-old student pulled out a handgun and shot teacher Abby Zwerner, seriously… pic.twitter.com/L7R9Ud29of
— NEXTA (@nexta_tv) October 7, 2026
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






