Transmetuar më 08-10-2026, 07:26

TIRANË, 8 Tetor 2026 – Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme, ku moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe me intervale me kthjellime kryesisht në zonën e qendrës dhe në jug.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Ndërkohë, në zonën e veriut dhe pjesërisht në qendër, reshjet do të jenë hera-herës në formën e shtrëngatave, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje – verilindje me një shpejtësi mesatare prej 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore shpejtësia e saj pritet të arrijë deri në 20 m/s. Valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 3 deri në 5 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit