

Edi Rama braktisi intervistën me një gazetar amerikan dhe kjo u bë publike nga media e huaj dhe drejtuesi i programit të saj.
"Kryeministri shqiptar Edi Rama braktisi intervistën me Andrew Callaghan të Channel 5, në një kohë kur po zhvillohen hetime më të gjera për korrupsion, pastrim parash, trafik droge dhe marrëdhëniet e tij të biznesit me Jared Kushner", thuhet në një njoftim që publikoi kjo media.
Gazetari Andrew Callaghan njoftoi gjithashtu se intervista e plotë deri para braktisjes do të publikohet javën e ardhshme.
Gazetari amerikan Andrew Callaghan ndodhet në Shqipëri në kuadër të një reportazhi për vendin.
Por emisioni nuk ka asnjë lidhje me rrjetin e famshëm televiziv britanik, Channel 5.
“Channel 5 with Andrew Callaghan”, është një media digjitale që transmeton në youtube dhe rrjete të tjera sociale. /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






