Transmetuar më 07-10-2026, 22:47

TIRANË, 7 Tetor 2026 – Diplomatja Edit Harxhi, e ftuar në emisionin "Now me Erla Mëhillin", ka folur mbi zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e Kosovës, duke ndriçuar detaje mbi origjinën e saj familjare dhe lidhjet historike me Shqipërinë.

Harxhi u shpreh se familja e presidentes së re rrjedh nga Shkodra dhe më pas është vendosur në Prizren. "E fundit që për mua ka rëndësi është që ajo është me origjinë nga Shqipëria. Zonja Shiroka është me origjinë nga Shkodra, ata janë katolikë të Shkodrës të cilët kanë jetuar në Prizren në lagjen e katolikëve. Babai i saj ka qenë argjendari i filigranit në Kosovë, Simon Shiroka. Ajo ka qenë e martuar nga familja Pula, është një familje e njohur nga Gjakova. Babai i saj ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm te ajo. Për mua është shumë e bukur që është katolike", deklaroi Harxhi gjatë intervistës.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh në krye të shtetit të Kosovës pasi mori 81 vota në Kuvend, në ditën e fundit të afatit kushtetues. Më parë, ajo ka mbajtur detyrën e drejtueses së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit