

TIRANË, 7 Tetor 2026 – Policia e Shtetit ka arrestuar aktivistin Edison Lika gjatë zhvillimit të protestës përballë godinës së Kryeministrisë në kryeqytet.
Aksioni i policisë erdhi pas një incidenti të shënuar në momentin kur një automjet doli nga oborri i godinës qeveritare, ku dyshohej se ndodhej kryeministri Edi Rama. Aktivisti e ka goditur mjetin me vezë, çka ka nxitur reagimin e menjëhershëm të efektivëve të policisë që rrethonin zonën.
Forcat e rendit janë vënë menjëherë në ndjekje të Likës, duke e prangosur atë në vendngjarje, ndërsa situata te sheshi përballë Kryeministrisë mbetet e tensionuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






