

TIRANË, 7 Tetor 2026 – Ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka shmangur dhënien e përgjigjeve dhe ka shtyrë gazetaren e emisionit investigativ "Fiks Fare", pasi u pyet drejtpërdrejt lidhur me pretendimet për presion dhe kërcënime ndaj zyrtares Mirzeta Kashnica.
Pas publikimit të dosjes hetimore dhe dëshmive të familjarëve të punonjëses që tregonin për presion të vazhdueshëm nga zyrtarë dhe persona të tjerë, grupi i xhirimit tentoi ta pyeste ish-zv.kryeministren lidhur me njohjen e saj me procesin dhe akuzat për intimidim. Balluku nuk pranoi të përgjigjej, duke vijuar lëvizjen drejt një ambienti stërvitjeje (palestër).
Pavarësisht insistimit të gazetarëve për të marrë një sqarim mbi ndikimin e saj në ministri, Balluku reagoi e nervozuar duke shtyrë gazetaren në terren dhe duke nxjerrë telefonin personal për të filmuar grupin e xhirimit të emisionit investigativ, pa dhënë asnjë deklaratë deri në hyrje të objektit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






