

Përfundon tragjikisht aksidenti në aksin Korçë-Pogradec, ndërron jetë në spital 18-vjeçari
Ka përfunduar tragjikisht aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec.
I riu rreth 18 vjeç, i identifikuar me inicialet F. M., i cili ishte përplasur nga një automjet tip “Benz”, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Sipas Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 19:45. Automjeti drejtohej nga shtetasi L. S., i cili goditi këmbësorin në afërsi të fshatit Bulgarec.
18-vjeçari u transportua menjëherë drejt spitalit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ndërsa vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






