

TIRANË, 7 Tetor 2026 – Qeveria shqiptare ka miratuar dhënien e një shtese pensioni të posaçëm shtetëror për 117-vjeçaren Qamile Metan Marra, e cila sipas dokumenteve zyrtare figuron si një nga personat më të moshuar në Shqipëri dhe në botë.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, shtesa është përcaktuar në masën e dhjetëfishit të pensionit social, çka e çon përfitimin mujor të së moshuarës në 102,220 lekë, nga 9,600 lekë që merrte më parë. Pensioni i saj ishte ndërprerë pasi ajo kishte mbushur 100 vjeç, ndërsa i biri ka vijuar për disa vite përpjekjet për rikthimin e përfitimit financiar. Qamile Metan Marra ka lindur më 19 gusht 1909.
Teksti i plotë i Vendimit të Këshillit të Ministrave:
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
V E N D I M PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. QAMILE METAN MARRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






