Transmetuar më 07-10-2026, 20:32

PEQIN, 7 Tetor 2026 – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, pyll dhe ullishte në fshatin Haspiraj të Bashkisë Peqin, ku përhapja e flakëve u favorizua nga era e fortë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat pas rreth tre orësh pune intensive arritën të izolojnë vatrën dhe të neutralizojnë plotësisht zjarrin. Falë reagimit të shpejtë të ekipeve të emergjencës u bë e mundur mbrojtja e sipërfaqeve të tjera me pemëtari dhe bimësi përreth.

Në vijim të operacionit, shërbimi zjarrfikës i Peqinit u ka bërë apel përsëri fermerëve dhe banorëve të zonës që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe djegien e pakontrolluar të mbetjeve bujqësore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit