

KORÇË, 7 Tetor 2026 – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec në Korçë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 18-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, i riu i plagosur është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






