

CUNEO, 7 Tetor 2026 – Gjykata e Cuneos në Itali ka dënuar me 11 vite e 6 muaj burgim shtetasin shqiptar Altin Jakini, pasi u shpall fajtor për tentativë vrasjeje ndaj një bashkatdhetari 28-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2023 në Manta të Cuneos, ku fillimisht u raportua si aksident rrugor pasi 28-vjeçari doli nga rruga me automjet. Megjithatë, përpara se t’i ijepej ndihma mjekësore në sallën e operacionit, i riu i tregoi një efektivi të policisë se ishte qëlluar me armë zjarri. Hetimet provuan se Jakini e kishte ndjekur me furgon dhe e kishte qëlluar me pistoletë të kalibrit 22.
Sipas procesit gjyqësor, motivi i krimit ishte xhelozia, pasi biznesmeni shqiptar dyshonte se 28-vjeçari i ngacmonte të dashurën. Prokurorja e çështjes, Francesca Lombardi, kërkoi 15 vite burg me rrethanë rënduese paramendimin, por gjykata e rrëzoi këtë rrethanë duke caktuar dënimin prej 11 vitesh e 6 muajsh. Në të njëjtin proces, gjykata shpalli të pafajshëm ish-punonjësin e Jakinit, Andrea Dedi, i cili akuzohej si bashkëpunëtor. La Stampa
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






