Transmetuar më 07-10-2026, 19:45

RECANATI, 7 Tetor 2026 – Karabinierët italianë kanë arrestuar një 36-vjeçar me origjinë shqiptare, rezident në Recanati dhe person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në një godinë në rikonstruksion pranë spitalit të qytetit u sekuestrua një sasi prej 2.4 kilogramësh kokainë.

Kapja e tij u realizua përmes një operacioni të kamufluar, ku efektivët e policisë u paraqitën në objekt me pretendimin e marrjes së pronës me qira. Gjatë kontrollit të hollësishëm të mjediseve, autoritetet gjetën lëndën narkotike — një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje — si dhe peshore preciziteti dhe materiale për paketim.

Pas përfundimit të veprimeve në vendngjarje, 36-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe u dërgua në burgun e Montacuto-s në Ankona, ku do të qëndrojë në pritje të vlerësimit të masës së sigurisë nga organet e drejtësisë italiane.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit