Transmetuar më 07-10-2026, 18:51

ZVICËR, 7 Tetor 2026 – Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, ka publikuar sot klasifikimin e ri për kombëtaret e meshkujve pas ndeshjeve të fundit ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Shqipërisë 🇦🇱 ka shënuar një ecuri pozitive duke u ngjitur me një pozicion, nga vendi i 67-të në atë të 66-të në botë. Kjo ngjitje prihret pas rezultateve të qëndrueshme në përballjet e fundit zyrtare.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Kosovës 🇽🇰 ka vendosur një tjetër rekord historik për futbollin dardan. Kombëtarja e Kosovës është ngjitur me dy vende në renditje, duke u pozicionuar në vendin e 76-të, që përbën nivelin më të lartë të arritur ndonjëherë që prej pranimit të saj në FIFA.

Në pjesën e sipërme të tabelës nuk ka ndryshime në krye: Spanja vazhdon të kryesojë renditjen botërore, e ndjekur nga Argjentina dhe Franca.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit