Transmetuar më 07-10-2026, 14:59

ANKARA, 7 Tetor 2026 – Një armiqësi më shumë se dydekadëshe mes dy prej organizatave më të fuqishme të krimit të organizuar në Turqi ka marrë fund pas një marrëveshjeje paqeje të ndërmjetësuar nga lideri i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli.

Pajtimi mes klanit “Sahinler” dhe atij “Sarallar” u zyrtarizua përmes një ceremonie masive ku morën pjesë mbi 4,000 persona, ku krerët rivalë Sedat Sahin dhe Burhanettin Saral u shfaqën publikisht për të konfirmuar përfundimin e konfliktit. Pamjet e aktivitetit kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa në ceremoni u vu re edhe mbështetja e dërguar përmes kurorave me lule nga Sedat Peker, figurë e njohur e botës së krimit që ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Marrëveshja vjen vetëm një muaj pasi autoritetet turke njoftuan parandalimin e një atentati të organizuar me raketahedhës RPG ndaj Sedat Sahin. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e një figure të lartë politike në shuarjen e gjakderdhjes mes klaneve rivale ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta lidhur me ndikimin e politikës në botën e krimit të organizuar në Turqi.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit