

TIRANË, 7 Tetor 2026 – Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë, ku bëjnë pjesë edhe kryetarë bashkìsh të zgjedhur nga opozita, i është drejtuar zyrtarisht Këshillit të Evropës dhe Kongresit të Autoriteteve Vendore për të kërkuar ndërhyrjen e tyre kundër procesit aktual të riorganizimit territorial në Shqipëri.
Përmes një shkrese zyrtare, shoqata ngre shqetësimin se ndryshimi i propozuar i kufijve administrativë prek drejtpërdrejt 15 bashki që rrezikojnë të shkrihen ose t’u tjetërsohen territori. Sipas njoftimit, ky proces po zhvillohet në mënyrë të njëanshme, pa konsultim real me qytetarët dhe pa marrë parasysh qëndrimet e këshilltarëve vendorë.
Shoqata u bën thirrje institucioneve evropiane të reagojnë përpara se ndryshimet ligjore të kalojnë për miratim në Kuvend, duke argumentuar se anashkalimi i komuniteteve vendore bie ndesh me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe me standardet ndërkombëtare të demokracisë lokale.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






