Transmetuar më 07-10-2026, 14:19

BRUKSEL, 7 Tetor 2026 – Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, duke deklaruar se ato bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare që Prishtina ka ndaj bllokut evropian.

Ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale u votua në orët e vona të së martës si pjesë e një marrëveshjeje politike që i hap rrugë zgjedhjes së Justina Shiroka Pulës në postin e Presidentes së Kosovës. Përmes një zëdhënësi zyrtar, BE-ja i bëri thirrje autoriteteve në Kosovë t’u përmbahen zotimeve për garantimin e pavarësisë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, mandatit të tyre aktual dhe llogaridhënies ndaj viktimave.

Në të njëjtën kohë, Brukseli mirëpriti zgjidhjen e ngërçit politik dhe daljen nga bllokada institucionale që mbante të mbërthyer vendin që prej vitit 2025. Përfaqësuesit e BE-së theksuan se rikthimi i stabilitetit është kyç për përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit evropian, zbatimin e Planit të Rritjes, Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe përfshirjen në Tregun e Vetëm të BE-së.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit