Transmetuar më 07-10-2026, 13:06

TIRANË, 7 Tetor 2026 – Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka deklaruar se qeveria është në hapat e fundit për të zyrtarizuar një rritje të konsiderueshme të pagave për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit.

Deklarata u bë gjatë ceremonies së pritjes së studentëve të rinj në Akademinë e Sigurisë, ku ministri Demo theksoi se politika e re e pagave synon të krijojë një standard të ri vlerësimi financiar për trupën policore.

“Jemi në rrugë të mbarë për sa i përket rritjes së pagave për të gjithë personelin e Policisë së Shtetit. Do të jetë një rritje e konsiderueshme. Ditën që ju do të dilni në detyrë do të jeni trajtuar më mirë se paraardhësit tuaj”, u shpreh ai.

Sipas ministrit, mbështetja financiare përkon me përgjegjësinë profesionale, ndërsa vlerësoi brezin e ri të studentëve si bazë për modernizimin e mëtejshëm të strukturave të rendit.

Demo nënvizoi rëndësinë e gërshetimit të energjisë së re me përvojën dhe praktikat e konsoliduara prej vitesh brenda Policisë së Shtetit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit