Transmetuar më 07-10-2026, 11:59

TIRANË – Historia e 22-vjeçarit Orgito Baraj dëshmon se pasioni për teknologjinë dhe talenti i hershëm mund të kthehen në një sipërmarrje të suksesshme. I ftuar në emisionin “Tech Talk”, ai ka ndarë rrugëtimin e tij nga Ballshi deri në drejtimin e një kompanie software-i që numëron 16 punonjës.

I rritur në Ballsh me mundësi të kufizuara teknologjike, Baraj nisi të eksploronte kompjuterët falë pajisjes së parë që i dhuruan prindërit. Më pas, gjatë zhvendosjes në Fier, një rol kyç pati mësuesja e informatikës, Olta, e cila ishte ndër të parat që besoi te potenciali i tij, pavarësisht se në lëndët e tjera nuk shkëlqente.

Krijimi i startup-it dhe të ardhurat milionëshe

Që në moshën 15-vjeçare, Baraj nisi të krijonte produkte teknologjike dhe të eksperimentonte me kriptomonedhat. Një nga pikat e kthesës ishte krijimi i një startup-i në fushën e inteligjencës artificiale, të cilin ai tregon se e ka shitur për 80 mijë euro.

Sot, në moshën 22-vjeçare, ai drejton kompaninë e tij të softuerit me 16 të punësuar, ndërsa sipas të dhënave, aktiviteti i biznesit ka gjeneruar rreth 1.4 milionë euro të ardhura që nga viti 2023.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit