

Vlorë/ Tre vatra zjarri gjatë natës në Bestrovë, dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme VLORË – Një situatë emergjente është regjistruar gjatë orëve të vona të natës në fshatin Bestrovë të Vlorës, ku tre vatra zjarri janë shfaqur njëkohësisht në vende të ndryshme, duke ngritur dyshimet se ngjarja është e qëllimshme.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë sapo kanë marrë njoftimin, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e rrezikut të përhapjes së tyre në sipërfaqe të gjera pyjore apo banesa pranë zonës.
Hetimet nga Policia
Pas neutralizimit të flakëve, grupi hetimor ka nisur verifikimet në terren për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Pista kryesore në të cilën po punohet është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, duke u mbështetur te fakti se vatrat u shfaqën të ndara në tre pika të ndryshme. Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






