Transmetuar më 07-10-2026, 11:04

STRASBURG – Tensionet kanë shpërthyer në Parlamentin Europian në Strasburg gjatë një aktiviteti përkujtimor në 3-vjetorin e sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi. Eurodeputetja franceze Rima Hassan është përfshirë në një incident të rëndë, pasi është akuzuar se ka rrëzuar në tokë flamurin izraelit.

Ngjarja ka ndodhur në kuadër të shënimit të përvjetorit të sulmeve që tronditën Izraelin, teksa lufta në Gaza vijuje të shkaktojë pasoja të rënda humanitare dhe dëme të mëdha në jetë njerëzish pa një zgjidhje të qartë në horizont.

Reagimi i eurodeputetes dhe pretendimet

Ndonëse është akuzuar për hedhjen e flamurit, eurodeputetja Rima Hassan ka mohuar një gjë të tillë, duke sqaruar se ajo thjesht e ka hequr atë nga vendi i tij. Në një reagim në rrjetin social X, ji ka justifikuar veprimin e saj si një formë denoncimi ndaj asaj që e ka quajtur "gjenocid të vazhdueshëm", shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe standard të dyfishtë. Ajo ka shtuar se një flamur rus nuk do të lejohej kurrë brenda institucioneve evropiane, ndërsa sipas saj Shteti i Izraelit gëzon pandëshkueshmëri.

Reagimi i Izraelit

Pas incidentit të regjistruar në ambientet e PE-së, ka ardhur reagimi i ashpër i diplomacisë izraelite. Ambasadori i Izraelit në Francë, Joshua Zarka, në një prononcim për mediat, ka dënuar ngjarjen duke e cilësuar atë si një tregues të qartë të një problemi në rritje të antisemitizmit në Francë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit