

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, nafta 210 lekë dhe benzina 190 lekë për litër, vendimi hyn në fuqi sot
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve në vend.
Në mbledhjen e dytë, të zhvilluar këtë të mërkurë, 7 tetor 2026, Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të gazoilit të jetë 210 lekë për litër, ndërsa në shitjen me shumicë jo më shumë se 198 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është caktuar në 190 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë nuk duhet të kalojë 178 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 7 tetor, në orën 11:30, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të pasqyrohen ndryshimet e mundshme në treg.
Bordi paralajmëroi të gjithë operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë se zbatimi i vendimit është i detyrueshëm.
Në rast të konstatimit të shkeljeve, ndaj operatorëve parashikohet pezullimi i aktivitetit.
Vendimi është marrë në kuadër të masave të vendosura pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






