Transmetuar më 07-10-2026, 08:57

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, në rrugën “Damian Humariti”, në vendin e njohur si “Tregu i Frutave”.

Rreth orës 07:30 janë përplasur dy automjete, të drejtuara nga D. D., 30 vjeç, dhe E. O., 51 vjeç.

Në automjetin e drejtuar nga 30-vjeçari ndodheshin pesë pasagjerë. Njëri prej tyre u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas u largua.

Pas aksidentit, të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit